Vidhnin veturat e dasmorëve në parkingjet e restoranteve, Policia arreston tre të dyshuar në Obiliq

Policia e Kosovës në Obiliq, ka arrestuar tre të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të automjeteve, Bazuar në hetimet e deritanishme, personat e arrestuat dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të organizuar, duke përdorur vetura me qira për të kryer veprimtarinë kriminale. “Ata dyshohet se kanë hyrë në parkingjet e restoranteve gjatë…

Lajme

22/07/2026 16:11

Policia e Kosovës në Obiliq, ka arrestuar tre të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të automjeteve,

Bazuar në hetimet e deritanishme, personat e arrestuat dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të organizuar, duke përdorur vetura me qira për të kryer veprimtarinë kriminale.

“Ata dyshohet se kanë hyrë në parkingjet e restoranteve gjatë kohës kur zhvilloheshin ahengje, organizime familjare, ku kanë lëvizur nëpër parkingje duke identifikuar automjete të pambyllura, nga ku dyshohet të kenë vjedhur para dhe sende të tjera me vlerë. Nga hetimet e zhvilluara deri më tani, ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit nuk kanë vepruar vetëm në rajonin e Prishtinës, por kanë kryer vepra penale të së njëjtës natyrë edhe në rajone të tjera të Kosovës”, ka njoftuar Policia.

Policia ka thënë se në koordinim me njësitë e hetimeve të të gjitha rajoneve të Kosovës si dhe prokurorinë, po vazhdojnë veprimet hetimore, me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rasteve.

Me vendim të prokurorit, tre personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tyre po vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: