Djali i bashkëluftëtarit të Adem Jasharit nderohet në SHBA me dy çmime në një akademi prestigjioze ushtarake

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kushtrim Fazliu – djali i një bashkëluftëtari të komandantit legjendar Adem Jashari, ka përfunduar me sukses kursin EBOLC 06-26 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u vlerësuar me dy çmime të rëndësishme për arritjet e tij. Përmes një postimi, Fazliu bëri të ditur se pati nderin të…

Lajme

22/07/2026 14:52

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kushtrim Fazliu – djali i një bashkëluftëtari të komandantit legjendar Adem Jashari, ka përfunduar me sukses kursin EBOLC 06-26 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u vlerësuar me dy çmime të rëndësishme për arritjet e tij.

Përmes një postimi, Fazliu bëri të ditur se pati nderin të përfaqësojë Republikën e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës në një nga shkollat më prestigjioze ushtarake në botë.

Ai u nderua me çmimin “Distinguished Honor Graduate”, i cili i ndahet oficerit ndërkombëtar me performancën më të lartë akademike në klasë, si dhe me çmimin “Iron Man”, për performancë të lartë fizike.

“Shumë krenar që pata nderin të përfaqësoj Republikën e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Duke qenë në shërbim të vendit, ndihem i obliguar të jem i suksesshëm, njëkohësisht edhe mirënjohës ndaj të gjithë atyre që me mund, sakrificë dhe gjak trasuan rrugën për gjeneratat e ardhshme”, ka shkruar Fazliu.