Aksidenti tragjik në Komoran, 18-vjeçarja vazhdon trajtimin në Intensivë dhe mbahet në ventilator

18 vjeçarja e cila pësoi lëndime të rënda nga aksidenti i djeshëm në Komoran po vazhdon të marrë trajtimin në Mjekimin Intensiv Qendror të QKUK-së. Lidhur me gjendjen e saj shëndetësore detaje ka dhënë Shaqir Uka, shef në MIQ. “Parametrat vitale i ka relativisht stabile. Po vazhdon monitorimi i saj nga ekipi mjekësor. E ka…

Lajme

22/07/2026 14:32

18 vjeçarja e cila pësoi lëndime të rënda nga aksidenti i djeshëm në Komoran po vazhdon të marrë trajtimin në Mjekimin Intensiv Qendror të QKUK-së.

Lidhur me gjendjen e saj shëndetësore detaje ka dhënë Shaqir Uka, shef në MIQ.

“Parametrat vitale i ka relativisht stabile. Po vazhdon monitorimi i saj nga ekipi mjekësor. E ka marrë terapinë sipas prokoleve të parapara dhe nevojave të pacientit”, deklaroi Uka.

“Ajo po mbahet e fjetur me barëra dhe e lidhur për ventilatori. Po presim”, theksoi ai.

Si pasojë e aksidentit në Komoran, humbi jetën 24 vjeçarja Rea Raka.