Aksioni në 26 parkingje në Prizren e Suharekë, Inspektorati Qendror i Punës jep detaje

Inspektorati Qendror i Punës ka realizuar aksion të përbashkët me Policinë, ATK-në dhe Inspektoratin Qendror të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Prizren dhe Suharekë. Aksioni është zhvilluar në gjithsej 26 auto-parkingje, me qëllim të verifikimit të respektimit të legjislacionit në fuqi dhe evidentimit të parregullsive që lidhen me ushtrimin e veprimtarisë së këtyre subjekteve.…

Lajme

22/07/2026 14:00

Inspektorati Qendror i Punës ka realizuar aksion të përbashkët me Policinë, ATK-në dhe Inspektoratin Qendror të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Prizren dhe Suharekë.

Aksioni është zhvilluar në gjithsej 26 auto-parkingje, me qëllim të verifikimit të respektimit të legjislacionit në fuqi dhe evidentimit të parregullsive që lidhen me ushtrimin e veprimtarisë së këtyre subjekteve.

“Gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të ndryshme, për të cilat institucionet pjesëmarrëse kanë ndërmarrë veprimet përkatëse, secila në përputhje me kompetencat, mandatin dhe përgjegjësitë e saj ligjore. Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në bashkëpunimin ndërinstitucional për forcimin e zbatimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve dhe krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të ligjshëm të punës”, ka njoftuar Inspektorati. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: