Vërshimet dhe erërat e forta dëmtojnë sistemin e ujitjes, nis ndërhyrja e KRU “Drini i Bardhë”

KRU “Drini i Bardhë” ka nisur punimet për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe erërat e forta, të cilat kanë prekur sistemin e ujitjes në zonat që mbulon kjo ndërmarrje. Sipas njoftimit të KRU “Drini i Bardhë”, njësia operative ka dalë në terren që në orët e hershme të mëngjesit, duke filluar punën…

Lajme

22/07/2026 13:58

KRU “Drini i Bardhë” ka nisur punimet për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe erërat e forta, të cilat kanë prekur sistemin e ujitjes në zonat që mbulon kjo ndërmarrje.

Sipas njoftimit të KRU “Drini i Bardhë”, njësia operative ka dalë në terren që në orët e hershme të mëngjesit, duke filluar punën për pastrimin e kanaleve dhe largimin e pengesave të krijuara si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike.

Ekipet janë të angazhuara në disa lokacione, ku po punojnë intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të funksionimit normal të sistemit të ujitjes.

“KRU ‘Drini i Bardhë’ falënderon Njësinë Operative për angazhimin dhe punën e palodhshme në terren, në sanimin e dëmeve dhe rikthimin e sistemit të ujitjes në gjendje normale”, thuhet në njoftim.

Nga KRU “Drini i Bardhë” bëhet e ditur se ekipet do të vazhdojnë punën deri në eliminimin e plotë të pasojave të shkaktuara nga vërshimet dhe erërat e forta, me qëllim sigurimin e funksionimit të qëndrueshëm të sistemit të ujitjes.