Gjakovë: Policia arreston tetë persona të kërkuar brenda tetë ditëve

Stacioni i Policisë në Gjakovë në periudhën kohore nga 14 korrik deri me 22 korrik ka arritur të arrestoj tetë persona që ishin të dënuar dhe në kërkim. Në komunikatën e lëshuar nga Policia, katër nga të dënuarit po kërkoheshin pasi ishin të dënuar me burg për vepra të ndryshme penale si blerje, posedim apo…

Lajme

22/07/2026 13:38

Stacioni i Policisë në Gjakovë në periudhën kohore nga 14 korrik deri me 22 korrik ka arritur të arrestoj tetë persona që ishin të dënuar dhe në kërkim.

Në komunikatën e lëshuar nga Policia, katër nga të dënuarit po kërkoheshin pasi ishin të dënuar me burg për vepra të ndryshme penale si blerje, posedim apo shpërndarje e narkotikëve, dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor, transmeton lajmi.net.

Katër personat të tjerë të arrestuar ishin në kërkim dhe pas pagesës me gjobë bazuar në vendimin e gjykatës, janë liruar.

Komunikata e plotë:
Arrestohen tetë persona të kërkuar me urdhëresë nga organet e drejtësisë
Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për lokalizimin dhe arrestimin e personave që janë në kërkim nga organet e drejtësisë, Stacioni Policor në Gjakovë, në periudhën kohore nga data 14.07.2026 deri më datë 22.07.2026, ndër të tjerë, ka arrestuar edhe 8 (tetë) persona, të dënuar dhe në kërkim me urdhëresa të lëshuara nga gjykatat kompetente.
Konkretisht:
F.Sh., i arrestuar me urdhëresë dhe i dërguar në vuajtje të dënimit me 2 (dy) vite burgim, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
S.Gj., i arrestuar me urdhëresë dhe i dërguar në vuajtje të dënimit me 3 (tre) muaj burgim, për veprën penale “Dhunë në familje”.
K.I., i arrestuar me urdhëresë dhe i dërguar në vuajtje të dënimit me 15 (pesëmbëdhjetë) ditë burgim, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
L.A., i arrestuar me urdhëresë dhe i dërguar në vuajtje të dënimit me 43 (dyzet e tre) ditë burgim, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Ndërkaq, katër (4) persona të tjerë të cilët ishin në kërkim, pas arrestimit dhe kryerjes së pagesës së dënimeve me gjobë bazuar në vendimet përkatëse të gjykatës, janë liruar.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë vazhdon të mbetet e angazhuar në ekzekutimin e urdhër arresteve dhe letër rreshtimeve, duke forcuar besimin e qytetarëve te institucionet e rendit dhe të drejtësisë./lajmi.net/