Osmani kujton vendimin historik të GJND-së: Momenti i dështimit të Serbisë në Hagë

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 16-vjetorin e opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), i cili më 22 korrik 2010 konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare. Në një postim në Facebook, Osmani e cilësoi atë ditë si momentin e dështimit të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare…

Lajme

22/07/2026 13:12

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 16-vjetorin e opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), i cili më 22 korrik 2010 konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Në një postim në Facebook, Osmani e cilësoi atë ditë si momentin e dështimit të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Momenti i dështimit të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). 22 Korrik 2010, Hagë”, ka shkruar ajo.

Osmani shprehu mirënjohje për të gjithë ekipin që ishte i angazhuar në këtë proces, duke e cilësuar vendimin e GJND-së si një rezultat historik për Republikën e Kosovës.

“Mirënjohje për të gjithë ekipin me të cilin punuam bashkë për këtë rezultat historik për Republikën tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Lajmi.net/