IKSHPK del me rekomandime për qytetarët pas paralajmërimit për stuhi me rrufe

Pasi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar për sot stuhi lokale të shoqëruara me bubullima dhe rrezik të lartë nga goditjet e rrufesë, edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë masat e sigurisë. IKSHPK thekson se mbrojtja gjatë stuhive me rrufe…

Lajme

22/07/2026 12:30

Pasi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar për sot stuhi lokale të shoqëruara me bubullima dhe rrezik të lartë nga goditjet e rrufesë, edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë masat e sigurisë.

IKSHPK thekson se mbrojtja gjatë stuhive me rrufe është thelbësore për të shmangur rrezikun ndaj jetës dhe shëndetit. Instituti rekomandon që qytetarët të futen menjëherë në një ndërtesë të mbyllur ose në një automjet sapo të fillojnë bubullimat, të shmangin qëndrimin në fusha të hapura, si dhe të mos strehohen nën pemë, pranë shtyllave elektrike apo objekteve të tjera që mund të tërheqin goditjet e rrufesë. /Lajmi.net/

Më poshtë gjeni rekomandimet e plota të IKSHPK-së për mbrojtje gjatë stuhive me rrufe: