I goditi dy vetura me gurë, arrestohet i dyshuari në veri të Mitrovicës – Është i dyshuar edhe në 10 raste të tjera penale, përfshirë një vrasje

Policia e Kosovës në Veri, më 20 korrik të këtij viti ka arrestuar një person me inicialet M.P, i moshës 25 vjeçare, pasi që dyshhet se më 10 korrik 2026 ishte i përfshirë në dy raste për dëmtim apo asgjësim të pronës. Sipas Policisë, dyshohet se ai i ka dëmtuar dy automjete duke i goditur…

Lajme

22/07/2026 11:54

Policia e Kosovës në Veri, më 20 korrik të këtij viti ka arrestuar një person me inicialet M.P, i moshës 25 vjeçare, pasi që dyshhet se më 10 korrik 2026 ishte i përfshirë në dy raste për dëmtim apo asgjësim të pronës.

Sipas Policisë, dyshohet se ai i ka dëmtuar dy automjete duke i goditur me gurë, shkruan lajmi.net.

“Policia ka ndërmarrë veprime operative në terren për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit. Më 14.07.2026 ai kishte arritur t’i shmangej arrestimit. Pas kërkimeve intensive dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, më 20.07.2026 është bërë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij në qytetin e Mitrovicës së Veriut. Gjatë arrestimit, i dyshuari ka tentuar sërish t’i shmanget arrestimit, por zyrtarët policorë kanë arritur ta neutralizojnë dhe arrestojnë.Gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka pranuar se ka dëmtuar automjetet në fjalë”, thuhet në njoftim.

Personi i arrestuar kishte gjithashtu një urdhërarrest aktiv të lëshuar nga gjykata për veprën penale “Kanosje”.

“Po ashtu, në sistemin policor ai figuron si i dyshuar edhe në 10 raste të tjera penale, përfshirë veprat: “Vrasje”, “Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të cilat janë në procedurë pranë organeve të drejtësisë. Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në identifikimin dhe arrestimin e personave që kryejnë vepra penale, si dhe në sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: