16 vjet nga vendimi i GjND-së, Haradinaj: Kosova duhet të thellojë partneritetin me aleatët si rrugë e vetme për të arritur qëllimet tona si shtet
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë një postim në lidhje me 16 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Haradinaj e quajti këtë vendim si një nga momentet më të rëndësishme në historinë tonë të shtetësisë dhe shtetndërtimit, transmeton lajmi.net. “Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë vlerat…
Lajme
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë një postim në lidhje me 16 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
Haradinaj e quajti këtë vendim si një nga momentet më të rëndësishme në historinë tonë të shtetësisë dhe shtetndërtimit, transmeton lajmi.net.
“Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë vlerat perëndimore dhe të thellojë partneritetin e saj me miqtë dhe aleatët, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rrugë e vetme për të arritur qëllimet tona si shtet.”, tha ndër të tjera Haradinaj në postimin e tij.
Postimi i plotë:
Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) është një nga momentet më të rëndësishme në historinë tonë të shtetësisë dhe shtetndërtimit.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008 u konfirmua nga GjND më 22 Korrik 2010, e cila vulosi shtetësinë dhe të drejtën tonë të fituar me luftën çlirimtare, një hap ky i rëndësishëm drejt afirmimit të shtetit tonë sovran.
Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë vlerat perëndimore dhe të thellojë partneritetin e saj me miqtë dhe aleatët, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rrugë e vetme për të arritur qëllimet tona si shtet.
Zoti e bekoftë Kosovën!/lajmi.net/