Policia kryen aksion në disa parkingje të veturave në Suharekë që iu shmangën tatimeve

Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, ATK-së, Inspektoratit Qendror të Punës dhe atij të Ministrisë së Tregtisë, ka kryer disa aksione në Suharekë. Ata kanë ndërmarrë veprime ndaj disa parkingjeve të veturave në këtë komunë që janë evidentuar shkelje të ndryshme. Ndaj tyre janë marrë veprimet përkatëse. Rasti është iniciuar si…

Lajme

22/07/2026 09:21

Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, ATK-së, Inspektoratit Qendror të Punës dhe atij të Ministrisë së Tregtisë, ka kryer disa aksione në Suharekë.

Ata kanë ndërmarrë veprime ndaj disa parkingjeve të veturave në këtë komunë që janë evidentuar shkelje të ndryshme.

Ndaj tyre janë marrë veprimet përkatëse.

Rasti është iniciuar si “shmangie nga tatimi”.

“Prizren dhe Suharekë / 21.07.2026 – 10:00. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese  si: Administrata Tatimore e Kosovës, Inspektorati Qendror i Punës, Inspektorati Qendror i Ministrisë së Tregtisë, ka ndërmarrë veprime ndaj disa auto parkingjeve ku janë evidentuar shkelje të ndryshme, ndaj të cilave janë ndërmarrë veprimet përkatëse nga institucionet kompetente”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/