Bastisen dy shtëpi në Podujevë: Konfiskohen armë e municion, të dyshuarit në kërkim

Policia e Kosovës ka konfiskuar disa armë zjarri dhe municion gjatë bastisjes së dy shtëpive në Podujevë, në kuadër të hetimeve për rastin “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”. Raportohet se pas hetimeve të zhvilluara, me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë e dy të dyshuarve meshkuj…

Lajme

22/07/2026 09:20

Policia e Kosovës ka konfiskuar disa armë zjarri dhe municion gjatë bastisjes së dy shtëpive në Podujevë, në kuadër të hetimeve për rastin “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Raportohet se pas hetimeve të zhvilluara, me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në Podujevë, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 3 armë zjarri pistoleta, 3 armë të gjata, 67 fishekë dhe pjesë të ndryshme të armëve.

Policia gjithashtu bën të ditur se të dyshuarit ndodhen në kërkim policor, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Lajmi.net/