Publikohen fotografitë e një të dyshuari për vjedhje, Policia kërkon informacione dhe ndihmë për identifikimin e tij

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët në përpjekje për të identifikuar një person që dyshohet se është i përfshirë në një rast vjedhjeje. Sipas njoftimit zyrtar, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, në koordinim dhe me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar fotografi të të dyshuarit dhe kërkon ndihmën e publikut për identifikimin e tij, transmeton lajmi.net. Autoritetet policore ftojnë…

Lajme

22/07/2026 09:01

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët në përpjekje për të identifikuar një person që dyshohet se është i përfshirë në një rast vjedhjeje.

Sipas njoftimit zyrtar, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, në koordinim dhe me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar fotografi të të dyshuarit dhe kërkon ndihmën e publikut për identifikimin e tij, transmeton lajmi.net.

Autoritetet policore ftojnë të gjithë qytetarët që posedojnë informacione të dobishme lidhur me rastin ose identitetin e personit në fjalë, t’i ndajnë ato duke telefonuar në numrin 192 ose duke dërguar email në adresën [email protected]./lajmi.net/