Paralajmërohen stuhi, MIT apelon për kujdes në rrugë
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se, bazuar në paralajmërimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, më 22 korrik priten stuhi me bubullima, reshje intensive, breshër dhe erëra të forta në të gjithë territorin e Kosovës. Përmes një njoftimi, ministria u ka bërë thirrje qytetarëve dhe ngasësve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit,…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se, bazuar në paralajmërimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, më 22 korrik priten stuhi me bubullima, reshje intensive, breshër dhe erëra të forta në të gjithë territorin e Kosovës.
Përmes një njoftimi, ministria u ka bërë thirrje qytetarëve dhe ngasësve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të mundësisë së dukshmërisë së reduktuar, rrugëve të rrëshqitshme dhe pengesave që mund të shkaktohen nga reshjet dhe erërat e fuqishme.
Ngasësit këshillohen të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike, të mbajnë distancë të sigurt, të shmangin parkimin nën pemë apo pranë objekteve që mund të rrëzohen, si dhe të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe udhëzimet e institucioneve kompetente.
Ministria ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve do të jenë në gatishmëri për të reaguar në rast të paraqitjes së problemeve në infrastrukturën rrugore.