Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: I gjeta të fortë, me dinjitet dhe besim të palëkundur në të vërtetën – Shtatori gjithnjë e më afër
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Enver Hoxha ka vizituar ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veselin që po mbahen në paraburgim në Hagë. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka pritje që zgjasin shumë, ka ditë që numërohen një nga një por edhe momente kur e ndjen se fundi i…
Lajme
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Enver Hoxha ka vizituar ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veselin që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka pritje që zgjasin shumë, ka ditë që numërohen një nga një por edhe momente kur e ndjen se fundi i kësaj padrejtësie po afrohet, shkruan lajmi.net.
“Sot i vizitova miqt e mi, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë. I gjeta të fortë, me dinjitet dhe me besim të palëkundur në të vërtetën. Shtatori është gjithnjë e më afër. Bashkë me ta, e presim ditën kur do të kthehen në Kosovë, aty ku e kanë vendin”, ka shkruar Hoxha. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: