Në Pozheran të Vitisë janë lënduar dy persona për shkak të stuhisë së fuqishme

Arton Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike në Viti tha se si pasojë e stuhisë në këtë komunë, konkretisht në Pozheran, janë lënduar dy qytetarë. Musliu tha se të lëduarit janë jashtë rrezikut për jetën. “Kemi dëme të konsiderueshme materiale duke filluar nga rrëzimi i reklamave të ndryshme të bizneseve dhe lëndimi i dy qytetarëve tanë…

Lajme

21/07/2026 18:49

Arton Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike në Viti tha se si pasojë e stuhisë në këtë komunë, konkretisht në Pozheran, janë lënduar dy qytetarë.

Musliu tha se të lëduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Kemi dëme të konsiderueshme materiale duke filluar nga rrëzimi i reklamave të ndryshme të bizneseve dhe lëndimi i dy qytetarëve tanë nga Pozherani, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë”, tha ai në një lidhje direkte në Frontal në T7.

“Dëmet janë të konsiderueshme”, shtoi ai.