Lisi rrëzohet mbi dy vetura në Brezovicë, shkaktohen dëme materiale nga moti i lig

Reshjet e dendura të shiut dhe breshërit, të shoqëruara me erëra të forta, kanë shkaktuar dëme edhe në zonën e Brezovicës. Si pasojë e motit të paqëndrueshëm, një lis është rrëzuar mbi dy vetura, duke shkaktuar dëme materiale. Pamjet nga vendi i ngjarjes janë dërguar nga lexuesit, ku shihet momenti pas rënies së pemës mbi…

Lajme

21/07/2026 17:59

Reshjet e dendura të shiut dhe breshërit, të shoqëruara me erëra të forta, kanë shkaktuar dëme edhe në zonën e Brezovicës.

Si pasojë e motit të paqëndrueshëm, një lis është rrëzuar mbi dy vetura, duke shkaktuar dëme materiale.

Pamjet nga vendi i ngjarjes janë dërguar nga lexuesit, ku shihet momenti pas rënies së pemës mbi automjete.

Sipas informacioneve të deritanishme, nuk raportohet për persona të lënduar.

Moti i lig ka shkaktuar probleme edhe në disa zona të tjera të Kosovës, ndërsa qytetarët janë këshilluar të kenë kujdes gjatë lëvizjeve, veçanërisht në zonat e prekura nga erërat e forta.