Policia në Prishtinë vazhdon fushatën sensibilizuese për përdorimin e Raportit Evropian të Aksidenteve
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka vijuar fushatën sensibilizuese në fushën e sigurisë në komunikacionin rrugor, duke vënë theksin te promovimi i përdorimit të Raportit Evropian të Aksidenteve. Në kuadër të kësaj fushate, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë shpërndarë fletushka informuese për qytetarët, me qëllim informimin e tyre mbi rëndësinë e…
Lajme
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka vijuar fushatën sensibilizuese në fushën e sigurisë në komunikacionin rrugor, duke vënë theksin te promovimi i përdorimit të Raportit Evropian të Aksidenteve.
Në kuadër të kësaj fushate, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë shpërndarë fletushka informuese për qytetarët, me qëllim informimin e tyre mbi rëndësinë e përdorimit të këtij raporti në rastet e aksidenteve në komunikacion, transmeton lajmi.net.
Sipas Policisë, gjatë bashkëbisedimeve me qytetarët janë dhënë sqarime lidhur me rastet kur mund të përdoret Raporti Evropian i Aksidenteve, mënyrën e plotësimit të tij, si dhe përfitimet që sjell përdorimi i këtij dokumenti.
Policia ka bërë të ditur se aktivitetet sensibilizuese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim rritjen e ndërgjegjësimit të drejtuesve të automjeteve për të drejtat dhe obligimet e tyre ligjore, si dhe për forcimin e sigurisë në komunikacionin rrugor.