Rihapet për qarkullim Ura e Dollcit, përfundon faza e punimeve që shkaktoi devijimin e trafikut në Kijevë-Zahaq

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka njoftuar se segmenti rrugor te Ura e Dollcit është liruar për qarkullimin e automjeteve, pas përfundimit të punimeve të minimit që kishin shkaktuar devijim të trafikut në këtë pjesë. Sipas Bashës, gjatë zhvillimit të punimeve ishte vendosur një bajpas për të mundësuar qarkullimin e automjeteve,…

Lajme

21/07/2026 14:11

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka njoftuar se segmenti rrugor te Ura e Dollcit është liruar për qarkullimin e automjeteve, pas përfundimit të punimeve të minimit që kishin shkaktuar devijim të trafikut në këtë pjesë.

Sipas Bashës, gjatë zhvillimit të punimeve ishte vendosur një bajpas për të mundësuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa me përfundimin e kësaj faze rruga tashmë është rihapur për lëvizje.

Ai bëri të ditur se, ndërkohë, punimet në segmentet e tjera të rrugës Kijevë–Zahaq po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Ministri theksoi se realizimi i këtij projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët që e shfrytëzojnë këtë aks rrugor.

Punimet në rrugën Kijevë–Zahaq pritet të vazhdojnë sipas dinamikës së paraparë deri në përfundimin e plotë të projektit.