Përditësohet gjendja në kufi, deri në 30 minuta pritje për të hyrë në Kosovë
Lëvizja në pikat kufitare të Kosovës vijon të karakterizohet me pritje në disa kalime, ndërsa janë publikuar të dhënat e përditësuara për gjendjen në terren. Ngarkesa më e madhe është regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku kolona e automjeteve ka arritur deri në 100 metra. Për të hyrë në Kosovë, udhëtarët po presin…
Lajme
Lëvizja në pikat kufitare të Kosovës vijon të karakterizohet me pritje në disa kalime, ndërsa janë publikuar të dhënat e përditësuara për gjendjen në terren.
Ngarkesa më e madhe është regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku kolona e automjeteve ka arritur deri në 100 metra. Për të hyrë në Kosovë, udhëtarët po presin rreth 20 minuta, transmeton lajmi.net.
Edhe në pikën kufitare të Jarinjes ka fluks të shtuar, me kohën e pritjes që varion nga 20 deri në 30 minuta.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet normalisht, pa pritje të gjata apo kolona të konsiderueshme./lajmi.net/
