Sot i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve nga Vushtrria që humbën jetën në aksidentin në Shkup

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Vushtrrinë, pasi sot, pas namazit të ikindisë, familjarë, miq dhe qytetarë do t’u japin lamtumirën e fundit tre mërgimtarëve që humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Maqedoninë e Veriut. Në ceremoninë mortore do të përcillen për në banesën e fundit Ejup Tërnava, Xheneta Tërnava dhe Fatmire…

Lajme

21/07/2026 13:22

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Vushtrrinë, pasi sot, pas namazit të ikindisë, familjarë, miq dhe qytetarë do t’u japin lamtumirën e fundit tre mërgimtarëve që humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Maqedoninë e Veriut.

Në ceremoninë mortore do të përcillen për në banesën e fundit Ejup Tërnava, Xheneta Tërnava dhe Fatmire Shabani. Sipas njoftimit të familjeve, varrimi do të zhvillohet në varrezat e fshatit Studime, në komunën e Vushtrrisë, transmeton lajmi.net.

Vdekja e tyre ka prekur thellë familjet, të afërmit dhe mbarë komunitetin, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim të madh.

Tre viktimat humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi pranë Shkupit, ndërsa ishin duke udhëtuar nga Aeroporti i Shkupit në drejtim të Kosovës./lajmi.net/