Një i vdekur dhe tre të lënduar nga vetaksidenti në afërsi të Komoranit, Policia nis hetimet

Një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në afërsi të Komoranit. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Sipas Hoxhës, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 05:30 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë,…

Lajme

21/07/2026 10:04

Një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në afërsi të Komoranit.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Sipas Hoxhës, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 05:30 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në afërsi të Komoranit.

“Si pasojë e aksidentit (vetaksident), një person ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Hoxha.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së sigurisë në komunikacion. /Lajmi.net/