Nis rrënimi i 11 objekteve të ndërtuara në pronën e Ibër-Lepencit pranë Ujmanit, Mujka: Do të largohen gjësendet, pastaj të rrënohen
Ka nisur aksioni për largimin e 11 objekteve të ndërtuara në pronën e ndërmarrjes publike Ibër-Lepenc, në zonën e liqenit të Ujmanit. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Faruk Mujka. Sipas Mujkës, personat që kishin ndërtuar këto objekte ishin njoftuar më 3 korrik që t’i zbraznin dhe t’i lironin deri…
Lajme
Ka nisur aksioni për largimin e 11 objekteve të ndërtuara në pronën e ndërmarrjes publike Ibër-Lepenc, në zonën e liqenit të Ujmanit.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Faruk Mujka.

Sipas Mujkës, personat që kishin ndërtuar këto objekte ishin njoftuar më 3 korrik që t’i zbraznin dhe t’i lironin deri më 17 korrik, por afati nuk ishte respektuar.
“Unë ndodhem jashtë shtetit, por që aksionin për rrënimin e 11 shtëpive të ndërtuar ilegalisht në pronën e Ibër Lepencit vazhdon”, tha ai.
Ai tutje shtoi se janë paralajmëruar, por nuk kanë vepruar asgjë.
“Ata nuk e kanë bërë këtë gjë, kështu që ne kemi lajmëruar inspektoratin dhe ata kanë shkuar sot për të kryer punë. Njëherë pritet t’i largojnë të gjitha gjërat nga shtëpitë e mandej t’i rrënojnë ato”, tha ai për lajmi.net./Lajmi.net/