Vushtrria shpall ditë zie pas aksidentit tragjik ku humbën jetën tre qytetarë

Pas vdekjes në aksidentin tragjik të tre qytetarëve të saj, Komuna e Vushtrrisë e ka shpallur të martën ditë zie. Vendimi është marrë nga kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi. “Me vendim të Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dita e sotme është shpallur Ditë Zie në territorin e Komunës së Vushtrrisë, në shenjë…

Lajme

21/07/2026 09:48

Pas vdekjes në aksidentin tragjik të tre qytetarëve të saj, Komuna e Vushtrrisë e ka shpallur të martën ditë zie.

Vendimi është marrë nga kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi.

“Me vendim të Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dita e sotme është shpallur Ditë Zie në territorin e Komunës së Vushtrrisë, në shenjë nderimi dhe pikëllimi për humbjen tragjike të jetës së bashkëqytetarëve tanë, Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani.”, thuhet në njoftimin e komunës së Vushtrrisë.

Sipas vendimit, obligohen të gjitha institucionet publike dhe subjektet afariste në Komunën e Vushtrrisë që, gjatë ditës së sotme, flamujt t’i vendosin në gjysmështizë.

“Po ashtu, gjatë ditës së sotme pezullohen të gjitha aktivitetet politike, kulturore dhe sportive në Komunën e Vushtrrisë. Në këto momente të rënda, u shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve Tërnava dhe Shabani dhe bashkëndjejmë dhimbjen për këtë humbje të rëndë.”, thuhet tutje në njoftim.