“Në çdo hap që hedh gëzon njerëz”, babai i Selin me mesazh për DJ Gimbon
Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë qenë të ftuar së fundmi në “Prime Verë”, ku kanë folur për jetën e tyre, karrierën e planet. Gjatë emisionit DJ nga Kosova mori edhe një mesazh nga babai i Selin, i cili jeton larg trojeve shqiptare. Ai tha fjalë të mëdha për Gimbon, duke shtuar se ka sjellë…
ShowBiz
Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë qenë të ftuar së fundmi në “Prime Verë”, ku kanë folur për jetën e tyre, karrierën e planet.
Gjatë emisionit DJ nga Kosova mori edhe një mesazh nga babai i Selin, i cili jeton larg trojeve shqiptare.
Ai tha fjalë të mëdha për Gimbon, duke shtuar se ka sjellë gëzim në familjen e tyre.
“Ashtu siç të ka bekuar familja me emrin Gëzim, ashtu je. Në çdo hap që hedh gëzon njerëz. Ke gëzuar familjen tënde, ke gëzuar edhe familjen time”, u shpreh ai.
Tutje theksoi: “Ju puth fort të dyve, shihemi atje, te vendi”.
Dyshja nga ana tjetër kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë, ku edhe shpesh lëvizin në Kosovë.
Gimbo po vazhdon të jetë i angazhuar me mbrëmje e koncerte përreth.

