Rriten çmimet maksimale të naftës dhe benzinës për sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditura çmimet e reja maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës, të cilat janë në fuqi gjatë ditës së sotme. Sipas vendimit të ministrisë, një litër naftë (dizel) mund të shitet deri në 1.66 euro, duke shënuar një rritje prej dy centësh krahasuar me…

Lajme

21/07/2026 09:35

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditura çmimet e reja maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës, të cilat janë në fuqi gjatë ditës së sotme.

Sipas vendimit të ministrisë, një litër naftë (dizel) mund të shitet deri në 1.66 euro, duke shënuar një rritje prej dy centësh krahasuar me ditën paraprake, raproton lajmi.net

Edhe çmimi maksimal i benzinës është rritur, duke arritur në 1.47 euro për litër, ose një cent më shumë se një ditë më parë.

Ndërkohë, çmimi maksimal i gazit mbetet 0.60 euro për litër, pa ndryshime nga dita e kaluar./Lajmi.net/