Konfiskohet një armë zjarri me katër fishekë në Mitrovicë, i dyshuari kapet nga Policia
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri dhe katër fishekë gjatë një kontrolli të realizuar të dielën mbrëma në rrugën “Driton Veliu” në Mitrovicën e Jugut. Sipas policisë, rreth orës 23:35, gjatë kontrollit të një të dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë, raporton lajmi.net Pas intervistimit, me vendim…
Lajme
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri dhe katër fishekë gjatë një kontrolli të realizuar të dielën mbrëma në rrugën “Driton Veliu” në Mitrovicën e Jugut.
Sipas policisë, rreth orës 23:35, gjatë kontrollit të një të dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë, raporton lajmi.net
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i armëve”. Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim./Lajmi.net/