Një burrë dyshohet se u sulmua nga një grua në Mitrovicën e Jugut, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë është sulmuar fizikisht nga një grua në një incident të raportuar pas mesnatës, rreth orës 00:05, në Mitrovicën e Jugut. Sipas policisë, pas raportimit të rastit, të dyja palët janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim, raporton lajmi.net Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti,…

Lajme

21/07/2026 09:26

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë është sulmuar fizikisht nga një grua në një incident të raportuar pas mesnatës, rreth orës 00:05, në Mitrovicën e Jugut.

Sipas policisë, pas raportimit të rastit, të dyja palët janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim, raporton lajmi.net

Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti, ndërsa palët janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit janë në vazhdim./Lajmi.net/