Prokuroria: Një person dërgohet në spital, shtohen masat për shuarjen e zjarrit në deponinë e Sferkës
Një person është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa disa të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje, si pasojë e situatës së krijuar nga zjarri në deponinë e mbeturinave në Sferkë, ku po zhvillohen edhe protesta. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar Policia e Kosovës, ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Prokurori…
Lajme
Një person është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa disa të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje, si pasojë e situatës së krijuar nga zjarri në deponinë e mbeturinave në Sferkë, ku po zhvillohen edhe protesta.
Për menaxhimin e situatës janë angazhuar Policia e Kosovës, ekipet emergjente dhe zjarrfikësit.
Prokurori i Shtetit ka kërkuar shtimin e masave dhe angazhimin e ekipeve shtesë të zjarrfikësve, me qëllim lokalizimin sa më të shpejtë të zjarrit.
Ndërkohë, Prokuroria ka bërë të ditur se menjëherë pas shpërthimit të zjarrit në këtë deponi javën e kaluar, përveç Policisë së Kosovës, ka autorizuar edhe një ekspert të zjarreve për të përcaktuar shkaqet e tij.
Eksperti pritet të dorëzojë raportin me të gjeturat në Prokurori. Nëse konstatohet se zjarri është shkaktuar nga faktori njerëzor, Prokuroria thotë se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin dhe arrestimin e personit ose personave përgjegjës.