Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Istog: Dy viktima, tre të lënduar dhe një person ndalohet për 48 orë

Një aksident i rëndë trafiku në fshatin Shushicë të Istogut ka lënë të vdekur dy persona, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar. Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot, rreth orës 15:20, ku në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura me targa vendore. Sipas njoftimit të Policisë për rajonin…

Lajme

20/07/2026 20:04

Një aksident i rëndë trafiku në fshatin Shushicë të Istogut ka lënë të vdekur dy persona, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot, rreth orës 15:20, ku në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura me targa vendore.

Sipas njoftimit të Policisë për rajonin e Pejës, njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ku vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Viktima e dytë ka arritur pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

“Një person në vendin e ngjarjes ka vdekur, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa viktima e dytë e këtij rasti ka arritur pa shenja jete në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë. Tre persona të lënduar në këtë aksident janë duke u trajtuar në spitalin rajonal në Pejë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i cili ishte gjithashtu në vendin e ngjarjes, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Policia ka bërë të ditur gjithashtu se një person është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga hetuesit e aksidenteve. /Lajmi.net/