Ministri i Bujqësisë viziton fermerët e prekur nga breshëri në Istog dhe komuna të tjera

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, do të vizitojë nesër fermerët e prekur nga reshjet e breshërit në Komunën e Istogut, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore. Sipas njoftimit të Ministrisë, gjatë vizitës ministri Muja do të takohet me fermerët e zonave të prekura, ndërsa do të…

Lajme

20/07/2026 19:57

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, do të vizitojë nesër fermerët e prekur nga reshjet e breshërit në Komunën e Istogut, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore.

Sipas njoftimit të Ministrisë, gjatë vizitës ministri Muja do të takohet me fermerët e zonave të prekura, ndërsa do të diskutojë edhe me autoritetet lokale për vlerësimin e situatës në terren.

“Gjatë vizitës, Ministri do të bisedojë me fermerët, do të vizitojë zonat e prekura dhe do të koordinohet me autoritetet lokale lidhur me vlerësimin e situatës në terren”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë.

Ministria ka bërë të ditur se, varësisht nga nevojat dhe gjendja në terren, vizita mund të vazhdojë edhe në komuna të tjera të prekura nga breshëri.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e angazhuar të jetë pranë fermerëve dhe të bashkëpunojë ngushtë me komunat dhe institucionet përkatëse në evidentimin e dëmeve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.