Aksident mes tri automjeteve në Pejë, dy persona të lënduar
Një aksident trafiku mes tri automjeteve është regjistruar këtë të hënë në fshatin Gllaviqicë të Pejës. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas tij, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës. Njësitet…
Lajme
Një aksident trafiku mes tri automjeteve është regjistruar këtë të hënë në fshatin Gllaviqicë të Pejës.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës.
Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin dhe për të përcaktuar rrethanat e aksidentit. /Lajmi.net/