Breshëri shkatërron qindra hektarë në Istog, Bajrami i kërkon Qeverisë masa urgjente për fermerët

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga breshëri në Istog dhe në disa zona të tjera të vendit, duke kërkuar nga Qeveria ndërhyrje të menjëhershme për mbështetjen e fermerëve të prekur. Sipas saj, në vetëm pak minuta është shkatërruar puna disa mujore e fermerëve, ndërsa…

Lajme

20/07/2026 18:45

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga breshëri në Istog dhe në disa zona të tjera të vendit, duke kërkuar nga Qeveria ndërhyrje të menjëhershme për mbështetjen e fermerëve të prekur.

Sipas saj, në vetëm pak minuta është shkatërruar puna disa mujore e fermerëve, ndërsa sipërfaqe të mëdha me kultura bujqësore kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Bajrami ka kërkuar që Qeveria të mbajë një mbledhje urgjente dhe të ndajë mjete financiare për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e breshrit.

“Brenda pak minutash, breshëri ua shkatërroi fermerëve në Istog dhe në zona të tjera punën e disa muajve. Qindra hektarë me kultura bujqësore u bënë rrafsh me tokë”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka thënë se institucionet duhet të veprojnë dhe të mos i lënë fermerët vetëm përballë dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

“Qeveria duhet të mbajë mbledhje urgjente dhe të ndajë buxhet për kompensimin e tërë këtyre dëmeve. Kjo është detyrë e shtetit”, është shprehur ajo.

Deputetja e LDK-së ka kërkuar gjithashtu krijimin e një skeme të sigurimeve bujqësore, në mënyrë që fermerët të kenë më shumë mbrojtje ndaj dëmeve të tilla në të ardhmen.

“Sot nuk është dita për propagandë. Është dita për vendime dhe veprime. Fermerët nuk duhet të lihen vetë, sepse pa ta nuk ka as bujqësi, as siguri ushqimore”, ka përfunduar Bajrami. /Lajmi.net/