Të shtëna në gazmende familjare, Policia sekuestron tri pistoleta dhe një kallashnikov në Prizren e Suharekë

Policia e Kosovës në Prizren, ka realizuar me sukses disa operacione gjatë javës së fundit, ku ka sekuestruar katër armë zjarri në raste të ndara. Sipas njoftimit të Policisë, këto veprime kanë kontribuar në parandalimin e incidenteve të rrezikshme dhe në garantimin e sigurisë publike për qytetarët. “Gjatë javës së kaluar, në katër raste të…

Lajme

20/07/2026 16:20

Policia e Kosovës në Prizren, ka realizuar me sukses disa operacione gjatë javës së fundit, ku ka sekuestruar katër armë zjarri në raste të ndara.

Sipas njoftimit të Policisë, këto veprime kanë kontribuar në parandalimin e incidenteve të rrezikshme dhe në garantimin e sigurisë publike për qytetarët.

“Gjatë javës së kaluar, në katër raste të ndryshme në Prizren dhe Suharekë, janë sekuestruar tri pistoleta dhe një armë automatike AK-47. Në dy rastet, armët janë konfiskuar pas informacioneve të pranuara nga persona anonimë, të cilët raportuan për të shtëna në gazmende familjare”, ka thënë Policia.

Në tre nga katër rastet, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurorit, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar procedura penale për veprat:

  • “Mbajtje, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”
  • “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e mbajtjes së paautorizuar të armëve dhe në garantimin e rendit e sigurisë për të gjithë qytetarët”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: