Labinot Tahiri ndan nga 150 euro nga çdo mbrëmje muzikore për djalin e Shpat Kasapit

Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Tahiri ka marrë një vendim për të ndihmuar dhe mbështetur familjen e këngëtarit tashmë të ndjerë, Shpat Kasapit saktësisht djalin e tij Roelin. Ai ka thënë se nga kjo sesonë e tutje, për çdo mbrëmje ku do të këndoj, do t’i ndaj nga 150 euro për Roelin, për shëndetin dhe…

ShowBiz

20/07/2026 15:27

Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Tahiri ka marrë një vendim për të ndihmuar dhe mbështetur familjen e këngëtarit tashmë të ndjerë, Shpat Kasapit saktësisht djalin e tij Roelin.

Ai ka thënë se nga kjo sesonë e tutje, për çdo mbrëmje ku do të këndoj, do t’i ndaj nga 150 euro për Roelin, për shëndetin dhe jetën e tij.

“Numri i mbremjeve te mia është i madh shumë si ne Kosove dhe në evrope e Amerike dhe numrin e dasmave dhe te mbremjeve  e dimë ne si ekip, organizatoret e po ashtu edhe ATK-ja e Kosovës, sepse çdo gjë e deklaroj me rregull. Të hollat do t’i dërgohen zonjës Selvie, nënës së Roelit, e cila kujdeset për të me gjithë shpirt, bashkë me Zotin dhe njerëzit zemërmirë. Zonja Selvie dhe nëna e Shpatit, mos u mërzitni për anën materiale. Sa të jemi ne, nuk do të jeni vetëm”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka thënë se këtë premtim ia kishte dhënë Big Mamës dhe shokut të Shpatit, Xenit.

“Kolegë e kolege, e di që të gjithë e kemi dashur Shpatin. Ende ia këndojmë këngët, e kujtojmë me mall dhe flasim për të nëpër intervista, koncerte e mbrëmje. Por, përveç fjalëve, ta tregojmë dashurinë edhe me vepra. Ta ndihmojmë familjen e tij sa herë të kemi mundësi. Besoj se kjo është dhurata më e bukur që mund t’ia bëjmë kujtimit të Shpatit. E di që familjen e Shpatit për djalin Roelin do ta ndihmojnë shumë artist siq e kanë ndihmuar, Ermal Fejzullahu, Pandora, Burak Vehapi e disa te tjerë edhe shumë mergimtarë të cilët me kanë shenuar edhe privatisht”, ka shtuar Tahiri. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: