Koci: Një qytetar nga Kosova në territorin e Serbisë u përfshi në një aksident ku një serb humbi jetën – U ndalua nga autoritetet serbe

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka alarmuar në lidhje me problemet me të cilat përballen qytetarët e Kosovës gjatë kaplimit nëpër Serbi. Ai ka thënë se disa nga këto probleme lidhen me procedura kufitare, disa kanë natyrë politike e sipas tij disa janë krejtësisht të paparashikueshme. “Sot më telefonuan familjarët e një bashkatdhetari nga…

Lajme

20/07/2026 15:07

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka alarmuar në lidhje me problemet me të cilat përballen qytetarët e Kosovës gjatë kaplimit nëpër Serbi.

Ai ka thënë se disa nga këto probleme lidhen me procedura kufitare, disa kanë natyrë politike e sipas tij disa janë krejtësisht të paparashikueshme.

“Sot më telefonuan familjarët e një bashkatdhetari nga Kosova. Dje, rreth 20 kilometra nga kufiri me Kosovën, në territorin e Serbisë, ai u përfshi në një aksident të rëndë komunikacioni. Sipas informacioneve që mora nga familjarët, bashkatdhetarët tanë po udhëtonin me tri vetura. Në njërën prej tyre ndodhi përplasja me një automjet tjetër. Fatkeqësisht, si pasojë e aksidentit, një person, shtetas i Serbisë, humbi jetën. Shoferi nga Kosova është ndaluar nga autoritetet serbe”, ka shkruar Koci.

Ai ka thënë se familjarët e kanë kërkuar që ta marr përsipër mbrojtjen e tij.

“Menjëherë e kontaktova ambasadorin e Republikës së Kosovës në Serbi dhe e njoftova për rastin. Pres që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, t’i ofrojë gjithë mbështetjen e nevojshme bashkatdhetarit tonë dhe familjes së tij. Po ashtu, pres që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të jetë e gatshme të më ofrojë edhe mua mbështetjen e nevojshme, nëse ajo kërkohet gjatë angazhimit tim në këtë rast”, ka shkruar Koci.

Ai ka treguar se kohëve të fundit, gjatë hyrje-daljeve nga Serbia, po i nënshtrohet kontrolleve shumë të detajuara nga autoritetet serbe.

“Përfshirja e institucioneve të Republikës së Kosovës është e domosdoshme, sa herë që një shtetas i vendit tonë përballet me një rast të tillë jashtë kufijve të Kosovës. Për rrethanat e aksidentit dhe përgjegjësinë eventuale do të vendosin organet kompetente, pas përfundimit të hetimeve. Deri atëherë, nuk do të komentoj asnjë rrethanë të ngjarjes”, ka shtuar Koci. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: