​Kontrabandë me mallra në Zubin Potok, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Zubin Potok, i cili dyshohet për kontrabandë me mallra. Sipas njoftimit, i dyshuari po drejtonte një automjet me targa të Serbisë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për t’u ndalur, çka bëri që zyrtarët policorë të përdornin armën e zjarrit. Në automjet u gjetën pije alkoolike…

Lajme

20/07/2026 09:57

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Zubin Potok, i cili dyshohet për kontrabandë me mallra.

Sipas njoftimit, i dyshuari po drejtonte një automjet me targa të Serbisë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për t’u ndalur, çka bëri që zyrtarët policorë të përdornin armën e zjarrit.

Në automjet u gjetën pije alkoolike dhe joalkoolike pa dokumentacion përkatës. Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.