Idrizi shpreh ngushëllime për vdekjen e tre personave në aksident trafiku në RMV: Jemi tronditur nga kjo humbje tragjike
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka shprehur ngushëllime për humbjen tragjike të tre qytetarëve të kësaj komunë në një aksident në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai është shprehur i tronditur nga humbja tragjike e jetës së Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, shkruan lajmi.net. “Kjo tragjedi ka prekur jo vetëm familjet…
Lajme
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka shprehur ngushëllime për humbjen tragjike të tre qytetarëve të kësaj komunë në një aksident në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ai është shprehur i tronditur nga humbja tragjike e jetës së Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, shkruan lajmi.net.
“Kjo tragjedi ka prekur jo vetëm familjet e tyre, por edhe gjithë qytetarët e Vushtrrisë. Në këto çaste të rënda, në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vushtrrisë, ju shpreh ngushëllimet më të thella familjeve Tërnava dhe Shabani, të afërmve dhe miqve të tyre, duke bashkëndjerë dhimbjen për këtë humbje të rëndë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ejupin, Cennetin dhe Fatmiren”, ka shkruar Idrizi.
Ejup dhe Cennet Tërnava si dhe Fatmire Shabani, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që kanë pësuar derisa po ktheheshin nga Shkupi për në Kosovë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: