Kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës gjatë ditës së sotme
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës. Sipas ministrisë, masa është marrë në bazë të parashikimit zyrtar të temperaturave, të cilat pritet të arrijnë ose tejkalojnë…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.
Sipas ministrisë, masa është marrë në bazë të parashikimit zyrtar të temperaturave, të cilat pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.
Kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30 dhe vlen vetëm për autoudhët.
Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i automjeteve të rënda do të lejohet pa kufizime.
Nga kjo masë përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të automjeteve të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.