Tragjedia në RMV ku vdiqën tre kosovarët, krejt çka dihet deri më tani

Tre personat me prejardhje nga Kosova, Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani të cilët ishin raportuar të zhdukur pasi ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës, janë gjetur pa shenja jete në një automjet të përmbysur në rrugën nga pikëkalimi kufitar Bllacë drejt Shkupit. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, konkretisht në…

Lajme

20/07/2026 08:39

Tre personat me prejardhje nga Kosova, Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani

të cilët ishin raportuar të zhdukur pasi ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës, janë gjetur pa shenja jete në një automjet të përmbysur në rrugën nga pikëkalimi kufitar Bllacë drejt Shkupit.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, konkretisht në Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit, ku u gjet edhe automjeti i tyre i përmbysur i tipit Mercedes, me targa gjermane.

Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Brendshme e RMV-së.

“Menjëherë pas daljes në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë konstatuar se në automjet ndodheshin tre persona të vdekur, një mashkull dhe dy femra. Vdekja e tyre është konfirmuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore”, thuhet në njoftim.

MPB ka bërë të ditur se më herët, në orën 13:40, një shtetas i Kosovës kishte raportuar në Stacionin Policor Bit Pazar se tre persona ishin zhdukur. Kontakti i fundit me ta ishte realizuar më 18 korrik 2026, rreth orës 22:15, kur ata ndodheshin në aeroportin e Shkupit.
Sipas raportimit, kontakti i fundit me ta kishte qenë më 18 korrik, rreth orës 22:15, kur ndodheshin në Aeroportin e Shkupit.

Ky zhvillim konfirmon tragjikisht rastin e tre personave të zhdukur, për të cilin familjarët kishin kërkuar ndihmë publike për lokalizimin e tyre.

Autoritetet nuk kanë bërë ende publik identitetin e viktimave, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e aksidentit dhe të përfundojnë procedurat hetimore./Lajmi.net/