​Tre kosovarët gjenden të vdekur në veturën e përmbysur drejt Shkupit

Tre shqiptarët e Kosovës, të raportuar si të zhdukur janë gjetur pa shenja jete në një automjet të përmbysur në rrugën nga Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar rastin, ndërsa ka bërë të ditur se zhdukja e tyre është raportuar të shtunën. “Rasti është raportuar…

Lajme

20/07/2026 08:30

Tre shqiptarët e Kosovës, të raportuar si të zhdukur janë gjetur pa shenja jete në një automjet të përmbysur në rrugën nga Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar rastin, ndërsa ka bërë të ditur se zhdukja e tyre është raportuar të shtunën.

“Rasti është raportuar më 19 korrik 2026, rreth orës 22:35, kur në SPB Shkup është njoftuar për një veturë të markës ‘Mercedes’ me targa gjermane të përmbysur në këtë aks rrugor.”

Menjëherë pas daljes në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë konstatuar se në automjet ndodheshin tre persona të vdekur, një mashkull dhe dy femra.

MPB ka bërë të ditur se vdekja e tyre është konfirmuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore.

MPB ka bërë të ditur se më herët, në orën 13:40, një shtetas i Kosovës kishte raportuar në Stacionin Policor Bit Pazar se tre persona ishin zhdukur. Kontakti i fundit me ta ishte realizuar më 18 korrik 2026, rreth orës 22:15, kur ata ndodheshin në aeroportin e Shkupit.