Anulohet tubimi në mbështetje të Abdixhikut para selisë së LDK-së, organizatorët tregojnë arsyen
“Lidhja me Popullin” ka njoftuar se është anuluar tubimi që ishte paralajmëruar të mbahej pasditen e së dielës para selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në mbështetje të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Sipas njoftimit, vendimi për anulimin e protestës është marrë me kërkesë të autoriteteve të LDK-së. “Ju njoftojmë se, me kërkesë të…
Lajme
“Lidhja me Popullin” ka njoftuar se është anuluar tubimi që ishte paralajmëruar të mbahej pasditen e së dielës para selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në mbështetje të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.
Sipas njoftimit, vendimi për anulimin e protestës është marrë me kërkesë të autoriteteve të LDK-së.
“Ju njoftojmë se, me kërkesë të autoriteteve të LDK-së dhe në funksion të mbarëvajtjes së rregullt të procesit, kemi marrë vendim për anulimin e tubimit të paraparë për sot, në ora 17:00, para zyrave të LDK-së”, thuhet në njoftim.
Organizatorët kanë bërë thirrje që procesi i shqyrtimit të nismës për shkarkimin e Abdixhikut të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe transparente.
“Njëkohësisht, bëjmë thirrje që i gjithë procesi të zhvillohet në mënyrë demokratike, transparente dhe duke respektuar vullnetin e elektoratit të LDK-së për një LDK unike, të bashkuar dhe të fortë”, thuhet më tej në reagim.
“Lidhja me Popullin” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe përgjegjësinë e treguar.
“Faleminderit për mirëkuptimin dhe për përgjegjësinë e treguar”, thotë njoftimi.