Francë-Angli, publikohen formacionet zyrtare

Franca dhe Anglia do të përballen sonte në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026, në një duel që vjen pas zhgënjimit të madh të të dyja kombëtareve në gjysmëfinale. Takimi zhvillohet në stadiumin “Hard Rock” në Miami, ku të dyja skuadrat synojnë të mbyllin turneun me një rezultat pozitiv dhe të…

Sport

18/07/2026 22:29

Franca dhe Anglia do të përballen sonte në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026, në një duel që vjen pas zhgënjimit të madh të të dyja kombëtareve në gjysmëfinale.

Takimi zhvillohet në stadiumin “Hard Rock” në Miami, ku të dyja skuadrat synojnë të mbyllin turneun me një rezultat pozitiv dhe të sigurojnë medaljen e bronztë.

Franca vjen në këtë përballje pas humbjes ndaj Spanjës në gjysmëfinale, duke humbur mundësinë për të arritur në finalen e madhe. Ndërkohë, Anglia u eliminua nga Argjentina në një ndeshje dramatike, pavarësisht se ishte në avantazh deri në momentet e fundit.

Për “Les Bleus”, kjo sfidë ka edhe një domethënie të veçantë pasi pritet të jetë ndeshja e fundit e trajnerit Didier Deschamps në krye të kombëtares, duke mbyllur një epokë të suksesshme.

Formacionet zyrtare:

Franca: Maignan; Gusto, Konate, Lacroix, Theo Hernandez; Zaire-Emery, Rabiot; Olise, Cherki, Doue; Mbappe

Anglia: D Henderson; Konsa, Quansah, Guehi, Spence; Rice, Rogers, Eze; Saka, Rashford; Toney