Nipi plagosi axhën në Fushë-Kosovë: I dyshuari ende në arrati, konflikti dyshohet se ndodhi për shkaqe pronësore
Të shtëna me armë u dëgjuan të mërkurën mbrëma në fshatin Dobrevë të Fushë-Kosovës, ku një person u plagos nga nipi i tij. Sipas policisë, incidenti ndodhi rreth orës 20:38, teksa shkak i të shtënave dyshohet të ketë qenë nja mosmarrëveshje ndërmjet palëve. “Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës.…
Lajme
Të shtëna me armë u dëgjuan të mërkurën mbrëma në fshatin Dobrevë të Fushë-Kosovës, ku një person u plagos nga nipi i tij.
Sipas policisë, incidenti ndodhi rreth orës 20:38, teksa shkak i të shtënave dyshohet të ketë qenë nja mosmarrëveshje ndërmjet palëve.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati” kishte deklaruar policia.
Burime të IndeksOnline pohuan se i dyshuari në fjalë është Fidan Gjyrevci.
Detaje të reja janë zbardhur rreth rastit, përfshirë dhe motivet e konfliktit.
Sipas burimeve, nipi kishte sulmuar edhe xhaxhain tjetër të tij, pak ditë para se të plagoste viktimën.
Gjyrevci kishte hyrë me dhunë në lokalin e xhaxhait, duke e kërcënuar këtë të fundit me sëpatë në dorë.
Pak ditë më vonë, xhaxhai i të dyshuarit erdhi nga Belgjika për pushime në Kosovë. Ai ishte duke qëndruar në oborrin e shtëpisë në momentin kur u plagos nga nipi.
I gjithë rasti dyshohet të ketë ndodhur për arsye pronësore.
Burimet pohojnë se i dyshuari, që ende gjendet në arrati, kishte shkaktuar telashe jo pak herë me banorët e fshatit.