Kamionët mbi 20 tonë nuk do të qarkullojnë nesër në autostrada nga ora 11:00 deri në 17:30

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se edhe gjatë ditës së nesërme do të zbatohen kufizime të përkohshme për qarkullimin e automjeteve që transportojnë mallra me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës. Sipas ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të motit, temperaturat pritet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë,…

Lajme

18/07/2026 17:42

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se edhe gjatë ditës së nesërme do të zbatohen kufizime të përkohshme për qarkullimin e automjeteve që transportojnë mallra me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.

Sipas ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të motit, temperaturat pritet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë, duke plotësuar kushtet për zbatimin e vendimit, transmeton lajmi.net.

Kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30 dhe do të vlejë vetëm në autoudhë.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime, pasi nuk janë përmbushur kushtet e përcaktuara me vendim.

Ministria bëri të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të temperaturave dhe do t’i informojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim në zbatimin e këtij vendimi./lajmi.net/