Gjendja në kufijtë e Kosovës: Fluksi më i madh në Hani të Elezit
Qarkullimi në shumicën e pikave kufitare të Kosovës po zhvillohet pa pritje të gjata dhe pa kolona të automjeteve. Sipas të dhënave të përditësuara më 18 korrik 2026, në orën 15:13, fluksi më i madh është regjistruar në pikën kufitare në Hani të Elezit. Për të hyrë në Kosovë, udhëtarët po presin deri në 30…
Lajme
Qarkullimi në shumicën e pikave kufitare të Kosovës po zhvillohet pa pritje të gjata dhe pa kolona të automjeteve.
Sipas të dhënave të përditësuara më 18 korrik 2026, në orën 15:13, fluksi më i madh është regjistruar në pikën kufitare në Hani të Elezit. Për të hyrë në Kosovë, udhëtarët po presin deri në 30 minuta, ndërsa kolona ka arritur në rreth 150 metra. Në dalje pritjet janë rreth 10 minuta, me kolonë prej 50 metrash.
Në Dheun e Bardhë pritjet për automjetet janë rreth 10 minuta në hyrje dhe dalje, ndërsa kolonat arrijnë në 50 metra.
Në Merdarë pritjet në hyrje janë nga pesë deri në 10 minuta, kurse në pikat e tjera kufitare pritjet variojnë nga tre deri në pesë minuta, pa kolona.
Për kamionët, pritjet në të gjitha pikat kufitare janë nga tre deri në pesë minuta dhe nuk raportohet për kolona.
