‘‘Reagimi i BE’së i kufizuar’’, ‘‘Takim ose bisedë telefonike’’, Çfarë i kërkoi Konjufca-Kallasit për deklaratat e ministres serbe
Dje, ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, njoftoi se ai i është drejtuar me letër përfaqësues së Lartë të BE’së, Kaja Kallas, lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila para disa ditësh tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.…
Lajme
Dje, ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, njoftoi se ai i është drejtuar me letër përfaqësues së Lartë të BE’së, Kaja Kallas, lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila para disa ditësh tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.
Në letrën e tij, Konjufca e ka cilësuar si të papranueshme deklaratën e ministres serbe, e cila, shton Konjufca, përbën glorifikim të krimeve të luftës, nxitje të urrejtjes dhe kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, përcjell Gazeta Express.
‘’ Jemi gjithashtu të shqetësuar se reagimi fillestar i Bashkimit Evropian ishte i kufizuar dhe erdhi më shumë se 48 orë pas deklaratës, vetëm pasi çështja ishte bërë temë e rëndësishme në rajon dhe më gjerë. Nevojitet një reagim publik më i qartë dhe më i fuqishëm për të mbështetur angazhimin e BE-së në parandalimin e krimeve mizore, refuzimin e gjuhës së urrejtjes dhe luftimin e revizionizmit historik’’, ka shkruar Konjufca në letrën drejtuar Kallas.
Më tej, kryediplomati i vendit, ka kërkuar nga BE’ja, që të lëshojë një dënim të qartë, të fuqishëm dhe publik ndaj deklaratës së ministres Paunoviq dhe retorikës revizioniste që ajo përfaqëson; T’u rikujtojë zyrtarisht autoriteteve serbe se deklarata të tilla janë të papranueshme dhe të papajtueshme me vlerat evropiane dhe kërkesat e procesit të anëtarësimit në BE; dhe që, ta ngrejë këtë çështje në mënyrë të përshtatshme në kuadër të Dialogut politik BE–Serbi dhe procesit të anëtarësimit.