Bordi zgjedh Zana Spahiun, Drejtoreshë të Përgjithshme të RTK-së
Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën sipas njoftimit zyrtar, u shqyrtua lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së. Po ashtu, Bordi shqyrtoi edhe veprimet e mëtejshme procedurale që lidhen me këtë proces. Me 9 vota pro dhe asnjë abstenim, Zana…
Lajme
Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën sipas njoftimit zyrtar, u shqyrtua lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.
Po ashtu, Bordi shqyrtoi edhe veprimet e mëtejshme procedurale që lidhen me këtë proces.
Me 9 vota pro dhe asnjë abstenim, Zana Spahiu është zgjedhur Drejtoreshë e Përgjithshme e RTK-së.
Ky votim u mbajt gjatë mbledhjes së sotme të Bordit të RTK-së.
Spahiu do të qëndrojë në këtë post për 3 vjet./Lajmi.net/