Kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoustradë, shkak temperaturat e larta

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të vendosen kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë. Vendimi hyn në fuqi për shkak të temperaturave të larta të parashikuara, të cilat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë, raporton…

Lajme

17/07/2026 17:28

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të vendosen kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë.

Vendimi hyn në fuqi për shkak të temperaturave të larta të parashikuara, të cilat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë, raporton lajmi.net

Kufizimi do të zbatohet në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30. Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e temperaturave dhe do të njoftojë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim në zbatimin e masave./Lajmi.net/