Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet shqipe për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime që lidhen me investimet publike, arsimin dhe mbështetjen e sektorit të inovacionit. Në kuadër të mbledhjes, është miratuar vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë, pa kompensim, të pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës për nevojat e…

Lajme

17/07/2026 16:23

Qeveria detyrë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime që lidhen me investimet publike, arsimin dhe mbështetjen e sektorit të inovacionit.

Në kuadër të mbledhjes, është miratuar vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë, pa kompensim, të pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës për nevojat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, me qëllim realizimin e projektit për sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm në Komunën e Leposaviqit, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, Qeveria ka ndarë 255,153.45 euro për pajisjen me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për vitin shkollor 2025/2026.

Me një vendim tjetër janë ndarë edhe 40 mijë euro për mbështetjen e organizimit të ngjarjeve ndërkombëtare në fushën e inovacionit, teknologjisë, ndërmarrësisë dhe transformimit digjital. Nga kjo shumë, 20 mijë euro do t’i ndahen organizatës FLOSSK, ndërsa 20 mijë euro organizatës Innovation Centre Kosovo (ICK), me synim promovimin e Kosovës dhe zhvillimin e ekosistemit vendor të inovacionit.

Postimi i plotë:

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime që lidhen me investimet publike, arsimin dhe mbështetjen e sektorit të inovacionit.

Në kuadër të mbledhjes, është miratuar vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë, pa kompensim, të pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës për nevojat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, me qëllim realizimin e projektit për sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm në Komunën e Leposaviqit.

Po ashtu, Qeveria ka ndarë 255,153.45 euro për pajisjen me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për vitin shkollor 2025/2026.

Me një vendim tjetër janë ndarë edhe 40 mijë euro për mbështetjen e organizimit të ngjarjeve ndërkombëtare në fushën e inovacionit, teknologjisë, ndërmarrësisë dhe transformimit digjital. Nga kjo shumë, 20 mijë euro do t’i ndahen organizatës FLOSSK, ndërsa 20 mijë euro organizatës Innovation Centre Kosovo (ICK), me synim promovimin e Kosovës dhe zhvillimin e ekosistemit vendor të inovacionit./lajmi.net/